
Nga një janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike
Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nga një janari ulet për 5.16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe tarifa e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet për 2.88 dhe për bllokun e katërt për 1.86 për qind, njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Me këtë, siç theksoi Bislimovski, u mundësua vendosja e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj. Në të kundërtën, në bllokun e parë do të kishte rritje për 3.4 për qind, në të dytin për 8.62, në të tretin me 9.46 dhe në bllokun e katërt me 4.92, ndërsa tarifa e lirë do të ishte rritur për 15.42 për qind.
Gjithashtu, siç tha ai, kanë bërë të mundur uljen e tarifës së rrjetit me gati 23 për qind.
“Me konceptin e ri, qasje në rrjet, është bërë ndarja e drejtë e kostos së rrjetit ndërmjet përdoruesve të rregullt dhe atyre konsumatorëve që herë pas here i shfrytëzojnë objektet”, tha Bislimoski, duke theksuar se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating