
Seanca për Besa Ademin do të jetë e hapur
Këshilli Gjyqësor pas diskutimit që pati, vendosi që seanca e komisionit në të cilën do të diskutohet përgjegjësia për kryetaren e Supremes, Besa Ademi të jetë e hapur për publikun. Procedura karakterin e tillë do ta ketë deri në fund, pra deri atëherë kur Këshilli Gjyqësor mbi bazën e raportit të komisionit do të vendosë nëse do të ketë ose jo masa ndaj Ademit. Më 29 dhjetor ora 9 para komisionit të përbërë prej tre gjykatësve, Ademi do të përballet me iniciativën për “mungesë të kulturës profesionale dhe juridike” të iniciuar në muajin tetor. Mbledhja është thirrur në ditën e fundit të punës për këtë vit me qëllim që diskutimi për shkarkimin e mundshëm të Ademit të mos e ketë vëmendjen e opinionit, faktorit ndërkombëtar dhe qytetarëve. Megjithëse interesi i mediave, përfaqësuesve diplomatikë të shteteve që kanë mbështetur reformat në gjyqësor dhe komunitetit të gjykatësve është me sy ka Këshilli Gjyqësor.
Alsat javën e kaluar shpalosi ekskluzivisht detaje nga raporti i misionit vlerësues të BE-së për punën e Këshillit Gjyqësor në të cilin është konstatuar se mos prezenca e Besa Ademit në cilësinë e kryetares së Supremes në mbledhje të këshillit sipas detyrës zyrtare nuk përbën shkelje ligjore dhe për këtë nuk ka bazë të iniciohet procedurë për masa disiplinore apo masa më rigoroze. Në raport gjithashtu është konstatuar nevoja e transparencës së gjykatave, gjë për të cilën gjithashtu Ademi po rrezikon shkarkimin, pas denoncimit të presionit politik ndaj saj të deklaruar nëpër media për kthimin në fuqi të abolimit nga viti 2016, veprim ky që do t’i mundësonte ish kryeministrit Nikolla Gruevskit kthimin në shtet pa një therë në këmbë.
Jozyrtarisht anëtarët e këshillit, kryesisht gjykatësit ndajnë mendimin që kryetarja e Supremes nuk duhet të shkarkohet, posaçërisht pas raportit të misionit vlerësues. Ademi gjatë deklarimeve paraprake kishte thënë se mbledhja ku do të diskutohet përgjegjësia e saj dëshiron të jetë e hapur për opinionin.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating