
Mexhiti premton 22 makina të reja për ndihmë urgjente mjekësore dhe punësime
Makina të reja për ndihmë emergjente dhe punësim në shëndetësi në mbarë vendin, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Poliklinikën e Çairit. Shtatë nga ambulancat janë donacion nga Bashkimi Evropian dhe duhet të lansohen në javët e para të janarit.
“Ato që kemi porositur kur kam ardhur në kabinet, tenderi do të nënshkruhet diku në janar, për 22 makina, tha ai.
Ai theksoi se punësime të reja intensive do të ketë nga janari, numri më i madh për infermierët, por edhe në ambulancë kudo ku ka deficit, në mënyrë që deficiti i punësimit të amortizohet. Ministri kujtoi se dje ishte një ditë e madhe për ata punonjës me kontratë pune dhe në projekt janë përfshirë edhe specializantë që kishin specializime private.
“Një numër të madh të tyre do hyjnë në këto punësime të muajit janar. Pas kësaj nuk do të kemi nevojë për aprovime nga financat dhe si ministri do të fillojmë me një sistemim të ri në mbarë vendin ku ka nevojë, do të përfshijmë edhe këtë personel të gatshëm, shumë të rëndësishëm për shëndetësinë e vendit“, tha ministri.
Ministri tha se gjatë përzgjedhjes së kuadrit të ri, do të zgjidhen më të mirët.
Ai tha se dhjetë barnat e para nga numri i ri dyshifror në listën pozitive, të përdorur nga pacientët me sëmundje kronike, do të përfshihen diku në javët e para të janarit. Me këtë, theksoi ai do të rishikohet ajo listë që nuk është rishikuar për mbi 13 vjet.
I pyetur për një aparat rentgeni me defekt në spitalin e Qytetit, ai u përgjigj se do të kontrollohet menjëherë dhe do të informohet opinioni.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating