
Osmani: Në vitin 2024 vazhdojmë drejt BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në fjalimin për Vitin e ri thotë se Maqedonia e Veriut bëri një depërtim të fuqishëm në skenën politike botërore në vitin 2023.
Osmani thotë se RMV mund të vazhdojë ta ndërtojë këtë pozicion në vitin e ri 2024 me këmbëngulje, unitet dhe përkushtim të përbashkët për përparim.
“Nën udhëheqjen tonë, me vizion të qartë dhe me shumë përkushtim, arritëm ta ruajmë OSBE-në në kushte jashtëzakonisht komplekse dhe luftë në rajonin e Organizatës. Ky nuk ishte vetëm një triumf për Maqedoninë e Veriut, por ishte një fitore e arsyes dhe një moment i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë rajonit”, thotë Osmani në fjalimin e tij.
Sipas Osmanit, suksesi i kryesimit të OSBE-së për Maqedoninë e Veriut është për shkak të të gjithë qytetarëve të vendit që demonstruan unitet dhe dëshmuan se edhe pse jemi një vend i vogël, mund të përballemi me sfidat më serioze.
“Pozicioni i Maqedonisë së Veriut në botë është forcuar dhe përkushtimi ynë për bashkëpunim ndërkombëtar na ka afruar me aleatët që ndajnë vizionin tonë për një botë më të mirë”, thotë Osmani.
“Edhe në vitin e ardhshëm sfida e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit me vendosmëri të rrugës drejt Bashkimit Europian mbetet një hap tjetër i guximshëm që duhet të formësojë të ardhmen tonë”, thotë Osmani. Ministri i Punëve të Jashtme dha udhëzime dhe një mesazh për opozitën, e cila po bllokon procesin e fundit në këtë rrugë – ndryshimet kushtetuese.
Advertisement
“Sot, Maqedonia e Veriut është më afër Bashkimit Europian se kurrë dhe ky është rezultat i vizionit, përkushtimit dhe dëshirës sonë për një të ardhme të begatë. Treni drejt BE-së nuk do të ndalet dhe besoj shumë se vitin e ardhshëm do t’i kapërcejmë pengesat e krijuara nga opozita. Besoj, sepse e di që shumica e qytetarëve duan të bëhen pjesë e familjes së fuqishme dhe të lidhur europiane”, thotë Osmani.
Duke ju uruar qytetarëve një vit të ri të mbushur me paqe, mirëqenie dhe momente të kaluara me më të dashurit, Osmani bëri thirrje për unitet në kapitullin e ardhshëm për shtetin përmes respektimit të vlerave – drejtësisë, bashkimit dhe prosperitetit.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating