Xhaferi: Uroj që në vitin 2024 të realizojmë zgjedhje të suksesshme dhe të ecim në rrugën drejt BE-së
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar fundin e vitit 2023 dhe fillimin e vitit 2024 përmes një video mesazhi.
”Kur përfundon viti aktual, është e natyrshme të rikthehemi në gjithçka që kaluam. Pyetemi nëse kemi punuar mjaftueshëm, nëse kemi kontribuar për një shoqëri më të mirë, nëse kemi kushtuar kohë të mjaftueshme për më të dashurit, nëse kemi bërë së paku një vepër të mirë pa pritur asgjë si shpërblim, nëse me vendosmëri i kemi menaxhuar sfidat dhe ke mi nxjerrë mësim nga to. Nëse përgjigja është afirmative, atëherë viti ka qenë i suksesshëm.
Të dashur qytetarë, le të jetë Vitit i Ri 2024 një libër faqet e të cilit do të shënohen me punë të mira, me vepra pozitive, me respekt dhe mirëkuptim ndër njerëz. Le të jetë viti në të cilin do e ndjejmë dhe do e ndajmë ngrohtësinë e solidaritetit, do të besojmë dhe reflektojmë shpresë.
Uroj që si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të zbatojmë zgjedhje të suksesshme, të realizojmë rritje të ekonomisë dhe të ecim bashkë rrugën e Bashkimit Evropian.
Në vigjilje të Vitit të Ri 2024, Ju uroj shëndet të mirë dhe përparim, për Ju dhe për më të dashurit tuaj, kohë cilësore të kaluar me familjet tuaja. Paqe, qetësi dhe mirëqenie në shtëpitë Tuaja dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Le të jetë gëzuar dhe me bereqet”, tha Xhaferi në urimin e fundvitit
Të Tjera
FNA: Udhëheqësi i përjetshëm i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, shpërblehet me postin e pro-Rektorit për shkencë
Tetovë, 28 Nëntor 2024 – Vullnet Ameti, i cili ka thyer rekord me dhjetëra shkelje ligjore dhe statutare, të denoncuara...
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Average Rating