
Pacientët me fibrozë cistike kanë filluar të marrin ilaçin Trikafta
Ministria e Shëndetësisë njofton se pacientët me fibrozë cistike kanë nisur të marrin ilaçin Trikafta.
Përveç 12 pacientëve që tashmë janë në terapi me Kaftrio në kombinim me Kalydeco, këto ditë në terapi po përfshihen edhe pacientë të rinj, thonë nga MSH.
“Të premten, më 29 dhjetor, dy pacientë të rinj kanë marrë Trikafta, sot janë përfshirë dy të tjerë, ndërsa të premten dy pacientë të tjerë pritet të marrin ilaçin. Ky grup pacientësh përfshihet gradualisht në terapi, sipas Protokollit dhe kritereve të sakta të vlerësimit vendoset marrja e terapisë. Lista e pacientëve është bërë nga një Komision Ekspertësh, pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas vlerësimit.”
“Ilaçi Trikafta është një ilaç i sigurt, i miratuar nga Agjencia Mjekësore Evropiane. Efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm”, thonë nga MSH.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating