Tetovë/ Ja sa aksidente trafiku ndodhën në vitin 2023
Gjatë vitit 2023 në rajonin e Tetovës janë regjistruar 856 aksidente trafiku, ndërsa jetën e ka humbur një person.
Sipas statistikave të Policisë së Tetovës për dallim nga vitet e mëparshme aksidentet me pasojë fatale janë ulur dukshëm.
Në vitin 2022, kishte më pak aksidente, përkatësisht 805 aksidente, por më shumë viktima. Nga aksidentet humbën jetën 8 persona, prej të cilëve 4 kanë qenë këmbësorë.
“Masat që i kemi ndërmarrë në periudhën e kaluar kanë dhënë rezultate të cilët tashmë shihen. Ndërkohë, faktor kryesor i aksidenteve është shpejtësia dhe pikërisht në këtë drejtim janë marrë më shumë masa gjatë vitit të kaluar. Në rrugët e hapura, kemi më pak aksidente me pasoja të rënda, megjithatë infrastruktura rrugore ndikon, por nuk është faktorë kyç për aksidentet e trafikut”, tha Zoran Talev, udhëheqës i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacion, Tetovë./ Alsat.mk
Të Tjera
Mos i hapni dyeret e tetovarve, por mbroni Haqim Ramadanin
Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami sonte po hapin dyert e tetovarëve për të kërkuar vota më 2 nëntor. Mexhiti dhe...
Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë
Kandidati i AKI-së për Strugën Arsim Dalipi u drejtohet votuesve të heshtur të cilët sipas tij kanë qenë pre e...
Snopçe: Partitë shqiptare në “VLEN” po zbatojnë planet e VMRO-së – tradhti kombëtare!
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke theksuar se çdo ditë po dëshmohet se...
VLEN përmes bojkotit do t’i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë
Dy net më patë struktura udhëheqëse të VLEN kanë qëndruar në Kërçovë ku kanë urdhëruar aktivistët që të organizojnë bojkot...
“Me ndihmën e Mickoskit e kthejmë Gostivarin” – Xhevdet Jashari reagon ashpër: Hajde ta shohim si
Aktori i famshëm, Xhevdet Jashari ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve se Gostivari do t’i takojë VLEN-it, që sipas tij, do...
ASH sonte mbledhë kryesinë në Tetovë
Të nderuara media, Aleanca për Shqiptarët sonte, më 22 tetor Aleanca për Shqiptarër krahu i Arben Taravarit sonte ka...