
Vazhdohet paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit
Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Paraburgimi vazhdohet edhe për babain e 14 vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet për ndihmë gjatë rrëmbimit, si dhe Stefan Dimovskit i cili me makinën e tij e dërgoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski, nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi.
Ndërkohë ditë më parë prokuroria e Turqisë i caktoi paraburgim të ri Palevskit, për të cilin është kërkuar ekstradim në Maqedoni, por procedura pritet të zgjasë më së paku disa muaj. Vanja Gjorçevska u rrëmbye më 27 nëntor në hyrjen e ndërtesës ku jetonte, ndërsa sipas dëshmive të të dyshuarve ajo u vra vetëm dy orë më pas. Trupi i saj i pajetë u gjet në 3 dhjetor në fshatin Brazdë.
Të Tjera
Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll...
Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti
VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu...
Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike...
“Afrim Gashi prezenton koordinatorin e ri Bekim Qokun si forcë në VLEN”
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe...
“Dashnorët” e rinj të Arben Fetahut!
Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin Shkruan:...
Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja
Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot...
Average Rating