
Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Kërçovë, dy të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, informon Klan M.
“Sot (05-janar) në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi”. me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me shenja të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës.
Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating