
Merret në pyetje ish ministri Bekim Neziri!
Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj punonjësve të MNAV, në stacionin policor me kërkesë të Prokurorisë thirret në pyetje Bekim Neziri.Neziri bashkë me Erzen Saliun, kanë sulmuar fizikisht një të punësuar shqiptar në MNAV.
Ish-ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, tani i punësuar në M-NAV, raportohet nga mediat se në vitin 2010 ka rrahur edhe një kontrollor të trafikut ajror.
Neziri atëherë ishte anëtar i Bordit Drejtues të M-NAV dhe njëri nga tre drejtorët, dhe sulmoi një kontrollor të trafikut ajror, i cili si instruktor nuk ka dashur të nënshkruajë se i është nënshtruar trajnimit për kontrollues. Neziri e ka goditur me grusht dhe e ka shtyrë instruktorin poshtë shkallëve. Më pas, ai ka paraqitur propozim në Bordin Drejtues që instruktori të shkarkohet. Incizimet e sulmit ndaj instruktorit i ka fshirë.
Kontrollori u pushua nga puna me arsyetimin se në mënyrë të pajustifikuar ka munguar në punë për pesë ditë, por në fakt Neziri ia ka fshirë në mënyrë elektronike pushimin mjekësor derisa po shërohej nga rrahja. Më pas kontrollori paditi dhe fitoi dhe pasi gruaja e tij u pushua nga puna në Qendrën Klinike, ata u transferuan në një vend skandinav ku ai ende punon në Kontrollin e Trafikut Ajror.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating