
Osmani për sigurinë në Kosovë: Ka lëvizje që mund të çojnë në eskalim të situatës
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deri vonë edhe kryesues i OSBE-së, ka folur për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit të 2023, në veri të Kosovës.
Osmani, në rolin e shefit të diplomacisë së një shteti anëtar edhe i NATO-s, thotë se ka informacione se ka lëvizje që çojnë drejt eskalimit të mundshëm të situatës në Kosovë.
“Unë tash jam edhe ministër i NATO-s dhe kam qasje në të gjitha informacionet konfidenciale të NATO-s. Pikëpamja jonë si NATO është se nuk ka një rrezik iminent të menjëhershëm, mirëpo se ka lëvizje që mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm dhe ajo është e vërtetë”.
“NATO e ndjek me vëmendje edhe si vend i rajonit që jemi drejtpërdrejt të interesuar për të pasur paqe në rajon, por edhe si anëtar i NATO-s që ndjek me vëmendje të gjitha këto lëvizje. Konstatimi është ky”, tha Osmani në “Click” në RTV21.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating