Prokuroria: Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes në Kontrollin e Trafikut Ajror
Nga Prokuroria Publike informojnë se po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes në të cilën dje ishin sulmuar të punësuar në kontrollin e trafikut ajror.
“Prokuroria Themelore Publike Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa për procedurën e mëtutjeshme në mënyrë përkatëse do ta informojë opinionin”, thonë nga pres shërbimi i PP-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë vonë informuan se me katër persona të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve në M-NAV po zhvillohen bisedime zyrtare dhe se në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të dorëzohen parashtresa përkatëse. Po ndërmerren masa, siç informuan, për gjetjen edhe të katër personave, ndërsa në periudhën në vijim MPB-ja në vazhdimësi do ta sigurojë ndërtesën e M-NAV.
Nga MPBj-ja informuan se një preson i punësuar në M-NAV ka denoncuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike.
“Sot (04.04.2024) rreth orës 15:15 në SP Petrovec, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht se B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (persona të punësuar në institucion). Menjëherë pas marrjes së denoncimit në vendin e ngjarjes janë drejtuar zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” theksoi MPB-ja dje në kumtesë.
Sulmi ka ndodhur pas konferencës së djeshme për shtyp të kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Fluturumit (SPKF), Aleksandar Tasevski, në të cilën ai informoi se njëzet deri në tridhjetë kontrollorë të trafikut ajror dhe ndihmësit e tyre në Navigacionin (M-NAV) pritet të fillojnë të japin dorëheqje nga pozitat e tyre drejtuese në M-NAV, si mbështetje të aktiviteteve sindikaliste dhe reagimeve për shpalljen e fundit për punësim në këtë institucion dhe sjelljes së menaxhmentit.
Qeveria mbrëmë paralajmëroi se në seancën e ardhshme të caktuar për të martën më 9 janar do të marrë vendime lidhur me situatën në M-NAV, mes të cilave shkarkimin e gjithë menaxhmentit dhe revizion të punës së deritanishme.
Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SPKF) mbrëmë në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime dhe kërkesa dhe ka paralajmëruar grevë me mbylljen e hapësirës ajrore nga 10 janari, nëse ndërkohë tre drejtorët ekzekutivë të M-NAV nuk japin dorëheqje apo Qeveria nuk i shkarkon.
Siç deklaroi Tasevski mëngjesin e sotëm, sipas informacioneve të fundit nga kolegët e tij, aktivitetet në M-NAV po zhvillohen ashtu siç duhet, por presin që institucionet kompetente të përfundojnë punën e tyre.
“Pas koordinimit dhe apeleve janë dërguar zyrtarë derisa nuk vendoset mënyrë normale të sigurisë. Herët në mëngjes kolegët konfirmuan se aktivitetet po zhvillohen ashtu siç duhet. Revolta, nervozizmi dhe stresi janë të mëdha dhe presim që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre, të vetëdijesohen drejtorët dhe të mos e komplikojnë gjendjen”, deklaroi për AIM Tasevski.
Ai paraprakisht informoi se pardje me telefon është thirrur në Sektorin për Krim të Dhunshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe i është prezentuar kallëzim nga ana e dy nga tre drejtorët në M-NAV, Fahruddin Hamidi dhe Fasim Deari. Ata kanë parashtruar kallëzim penal kundër tij, siç tha, në bazë të një mesazhi elektronik të dërguar për shkak të “ndjenjës së pretenduar të kërcënimit për sigurinë e jetës së tyre” sipas nenit 144 paragrafi dy nga Kodi Penal.
Average Rating