
Shkup: Ajri sërish i ndotur, kujdes personat me shëndet të ndjeshëm
Sot Shkupi është në vendin e nëntë në botë për nga ndotja e ajrit në listën e platformës IQAir (World Air Quality Index).
Sipas përqendrimit të grimcave PM në ajër, i matur në orën 11:00 me orën lokale, ajri në Shkup është “i pashëndetshëm” dhe ekspozimi në ajër të hapur nuk rekomandohet për njerëzit me shëndet të ndjeshëm.
Qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes janë Delhi në Indi, Lahore në Pakistan, Kalkuta në Indi, Shangai në Kinë, Katmandu në Nepal, Mumbai në Indi, Karaçi në Pakistan dhe qyteti kinez Hangzhou.
Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MZSPP) më 27 dhjetor ka marrë masa dhe ka dhënë rekomandime për mbrojtjen e popullatës në Shkup.
Masat u hoqën dje, pasi Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror përcaktoi se më 4 janar 2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 ishin nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating