
Shtrenjtimin, më së shumti e ndjejnë qytetarët
Qytetarët ankohen për rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore. Thonë se në raport me të ardhurat, çmimet janë shumë të larta dhe kjo i detyron që të shkurtojnë listën e blerjeve dhe të mos ushqehen mirë. Ata i bëjnë thirrje pushtetit që të mendojë për qytetarin e thjeshtë, pasi sipas tyre rritje të të ardhurave vërehet vetëm tek bartësit e funksioneve publike.
“Çmimet janë rritur shumë në raport me të ardhurat. Unë personalisht jam pensionist, shumë rëndë dilet në fund, për ilaçet të mos flasim. Pensioni nuk arrin, 70 për qind vetëm për ilaçe paguajmë. Ushqehemi në mënyrë shumë primitive, nëse më herët kemi marrë nga 800 gram mish, tani marrim nga 300-400 gram. Jemi për të ardhur keq”, tha një qytetar.
“Ndonjëherë ulen, ndonjëherë rriten, varet si i konvenon pushtetit”, theksoi një tjetër qytetar.
“Shtrenjtë, pensionet e ulëta, shumë shtrenjtë, çfarë të bëjmë, pak nga pak të dalim në fund… ”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Çmimet janë të shtrenjta, gjithçka është shtrenjtë, por duhet të blihet, sonte kemi festë, dhe gjithçka është shumë shtrenjtë…… E kemi shkurtuar listën, nuk është siç ishte më herët….Situata e bën të veten për fat të keq, pagat duhet të jenë më të larta, siç rriten për të mëdhenjtë, ashtu edhe për ne të tjerët që jemi qytetarë normal, duhet secili të jetojë”, shtoi një qytetare.
“Çmimet janë shumë të larta, ja të ju tregoj, një lule e Krishtlindjeve që desha ta blej që para një jave, thash të mos e blej se do të thahet deri në Krishtlindje, ishte 350 denarë, sot shkoj, të njejtën lule 500 denarë, them 500 denarë janë shumë nuk do t’i jap…. Është shkurtuar lista në kufirin e mundësive”, tha një qytetare.
“Me siguri inflacioni do të bjerë. Vetëm jeta të jetë më e mirë dhe bashkëjetesa”, shtoi një qytetar.Ajnur Bafqari

Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating