
Ali Ahmeti për herë të parë flet rreth përfshirjes së LVV-së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur për herë të parë rreth përfshirjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut.
Duke pasur parasysh përfshirjen e Kurtit atje, Ahmeti thotë se ndërkombëtarët i kanë thënë se si shpjegohet kjo, kur Kurti ankohet se Vuçiq po bën aktivitete politikë në Kosovë?
Megjithatë, Ahmeti pohon se “kështu e ka demokracia”.
“Unë nuk e di që ka regjistruar parti, e di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur interesim për çfarë arsye z.Kurti ka nevojë të mbajë parti politike në Maqedoni, por tani kjo është demokracia. Më kanë vendos në një situatë goxha të vështirë, po mirë atëherë pse z.Kurti ankohet kur Vuçiq bën aktivitete politike në Kosovë. Si na shpjegoni ju ne këtë punë, më kanë lënë gati edhe pa tekst me shumë pyetje”, tha Ahmeti në Top Channel.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating