
Shkarkohen dy drejtorë të M-NAV, emërohen edhe pasardhësit e tyre
Qeveria shkarkoi dy nga tre drejtorët e M-Nav në seancën e fundit. Në vend të kreut të bordit drejtues Fahrudin Hamiti, ekzekutivi ka emëruar Ilir Mehmetin, kurse në vend të Lube Stamenkovskit ka emëruar, Milan Koraç, shkruan Alsat.
Vendimi i qeverisë erdhi si reagim pas zhvillimeve të disa ditëve të fundit, të cilët kulmuan me sulm dhe dhunë fizike në hapësirat e navigacionit të Maqedonisë, në të cilin morën pjesë funksionari i BDI-së Bekim Neziri dhe shtatë persona të tjerë.
Shkarkimi i drejtorëve të deritanishëm kishte qenë kërkesë e Sindikatës së të punësuarve në M-NAV të cilët kishin kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh, do të bëjnë grevë duke mbyllur hapësirën ajrore mbi Shkup.
Sindikata kishte akuzuar përgjegjësit për punësime partiake në vend të kuadrove profesional.
Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se shkarkimi i drejtorëve të M-NAV nuk mjafton.
“Nuk mjafton vetëm shkarkimi i drejtorëve por të kërkohet edhe përgjegjësi nga komanduesit dhe pranga në duar. Kush e porositi dhunën në kullën e kontrollit? Kush ka lejuar dhunë deri sa avionët qarkullojnë mbi Shkup. Kush është përgjegjës për përzgjedhjen e sigurimit në objekt strategjik? Për këto çështje duhet të shihet edhe përgjegjësia e ministrive përgjegjëse, nga Lidhje dhe Transport, deri te MPB-ja, Boçvarski dhe Spasovski. Ligji është i qartë. Kjo nuk është “zënkë” mes kolegëve, është rrezikim i sigurisë së transportit ajror”, tha Naum Stoillkovski, OBRM-PDUKM.
Ndërkohë, në M-NAV sot ka hyrë Policia financiare. Nga atje për mediat njoftojnë se do të bëjnë konktrolle për të parë a ka dyshime për vepra penale në procedurat financiare.
Pakënaqësitë në M-NAV vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka kërkuar një reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës./Alsat/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating