
Tasevski dhe Gavrovski në takim te Pendarovski, morën mbështetje për funksionim profesional në M-NAV
Presidenti Stevo Pendarovski sot priti kryetarin e Sindikatës së Kontrollorëve të Fluturimeve Aleksandar Tasevski dhe anëtarin e bordit sindikalist Goran Gavrovski. Në takim, shefi i shtetit i mbështeti angazhimet e Sindikatës për ruajtje të nivelit profesional në funksionimin e SHA M-NAV – Shkup.
Presidenti Pendarovski, siç informoi Kabineti i tij, edhe një herë e dënoi sjelljen e dhunshme në M-NAV nga ana e të punësuarve në atë institucion dhe persona të tjerë të cilët pa leje kishin hyrë në hapësirat e tyre. Njëherësh bëri thirrje për zbardhje të ngjarjeve në afat sa më të shkurtë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rrezikim potencial të sigurisë në komunikacionin ndërkombëtar ajror.
Pendarovski në takim e riafirmoi qëndrimin se interesi personal ose politik i askujt nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionimin normal të institucioneve.
Qeveria sot do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është paralajmëruar do të marrë vendime në lidhje me situatën në M-NAV, në mesin e të cilave edhe shkarkimin e gjithë udhëheqësisë dhe revizion për punën e deritanishme, pasi javën e kaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe Bekim Neziri, ish ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së, sulmuan në zyrat e navigacionit të Maqedonisë së Veriut në aeroportin në Shkup.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating