
Tragjedi në Shën Nikollë, një i vdekur dhe një me dëmtime në tru pasi ranë në gropën septike
Pastrimi i gropës septike ishte fatal për dy punëtorët e fermës së derrave në Amzabegovo të Shën Nikollës. Një punëtor ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup për shkak të dëmtimit të trurit.
Mediat lokale pretendojnë se ata kanë zbritur në gropë me gazra të rrezikshëm, por nuk ka detaje se cili ka qenë motivi, pra nëse ka pasur udhëzim nga një epror në fermë.
“Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë O.T. i lindur më 1978 dhe personi i dytë, gjegjësisht punëtori S. J. lindur në vitin 1971, është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup”,tha zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova.
Janë njoftuar ekipet inspektuese nga Inspektorati i Punës dhe Sanitar, Njësia e Punëve të Brendshme (NjPB) Shën Nikollë dhe prokurori publik. Trupi i pajetë i punëtorit të ndjerë me urdhër të prokurorit publikështë dorëzuar për obduksion.
Punonjësi i dytë, nga ana tjetër, sipas konstatimeve fillestare mjekësore që u ndanë për TV Telma nga Klinika e Toksikologjisë, ka pësuar dëmtim të trurit, nuk njeh askënd, nuk mund të flasë dhe ka shfaqur lëvizje të paartikuluara. Dëmtimet e mundshme të trurit, siç thonë nga atje, do të dihen pas tomografisë kompjuterike të nesërme.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating