
David Geer për M-NAV: Emërimet me meritë, jo partiake
Duke komentuar zhvillimet e fundit në M-NAV, ambasadori evropian David Geer tha se pikëpamjet evropiane për zhvillimet në institucionet publike janë shumë të qarta. Ai tha se është e rëndësishme që emërimet të bëhen në bazë të meritës, që do të thotë kualifikim, aftësi, përvojë dhe jo lidhje partiake apo ndonjë lidhje personale. Është e qartë, tha Gir, se ka detyrime kur bëhet fjalë për navigacionin ajror dhe detyrime ndaj BE-së për sa i përket zbatimit të tyre.
“Kjo përfshin garantimin e pavarësisë së organit përgjegjës për navigacionin ajror. E dyta ka të bëjë me rekrutimin dhe angazhimin që çështjet ligjore të përmbushen dhe që burimet njerëzore të përdoren në një mënyrë që do të garantojë sigurinë dhe efikasitetin e vetë shërbimit të navigimit. Kur bëhet fjalë për pretendimet e ndryshme të ndikimit të jashtëm politik, ne u bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë dhe të veprojnë. Sa i përket pretendimeve për hyrjen në objekt, kërcënimet dhe dhunën, këto janë çështje që duhet të hetohen dhe nëse ka shqetësim duhet të reagohet”, tha ambasadori evropian.
I pyetur se si e komenton vendimin e gjykatës për të mos caktuar masën e paraburgimit për autorët në rastin e M-NAV-së, Geer u përgjigj se nuk është zakon të komentohen vendimet e gjykatës, por kujton se thuhej qartë se cilat janë detyrimet, pra garancia e mbrojtjes së kësaj dhe sistemeve të infrastrukturës kritike.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, sipas të cilit, M-NAV është shndërruar në kompani familjare ku ka të punësuar deri në brezin e tretë dhe se me këtë kompani, duhet të merret më seriozisht jo vetëm Qeveria, por edhe Eurokontrolli sepse, përkujtoi ai, janë në sistemin e Eurokontrollit dhe financimi i tyre vjen nga aty.
Të Tjera
Qytetarët të zhytur deri në fyt në “kredi të shpejta”, shumica nuk mund t’i kthejnë
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre....
Berat Jakupi e demanton Shainin: Jo, nuk kam përfituar asnjë pension sportiv
Unë nuk jam përfitues i asnjë lloj pensioni sportiv, pavarësisht se për vite me radhë kam përfaqësuar me dinjitet Maqedoninë...
Bujar Osmani – Gozhda që e has sharra” para atyre që mbajnë sytë kah Serbia, Hungaria e Rusia
Ish-deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, ka deklaruar se Dr. Bujar Osmani nuk ka bërë kompromis as për identitetin, as...
LSDM: Sllaveski me pagë 3 mijë euro u kërkon qytetarëve të punojnë nga tre punë
Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka kritikuar guvernatorin e ri të Bankës Popullore, Trajko Slaveski, për të cilin thonë se...
Dauti në takimin për transparencën e partive politike: ASH, model i standardeve demokratike
Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, znj. Ilire Dauti, mori pjesë në takimin e organizuar nga Westminster Foundation for...
E përdhunoi vajzën e tij të mitur, rasti paraqitet në Policinë e Kumanovës
Në Policinë e Kumanovës eshte paraqitur rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga prindi i saj. “Me daten 11.06.2025,...
Average Rating