
Kovaçevski për Qeverinë teknike: Do të jap dorëheqje në pajtim me ligjin
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të respektoj ligjin për Qeverinë teknike dhe se dorëheqjen e tij do ta jap në pajtim me këtë ligj.
Kovaçevski madje tha se do të zhvilloj bisedime edhe me kreun e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për procesin zgjedhor.
“Dorëheqja do të jetë në bazë të afateve ligjore, ajo pjesë do të përfundoj në bazë të ligjit, në pajtim me ligjin. Me OBRM-PDUKM-në do të kemi takim për të biseduar rreth procesit zgjedhor, përgatitjeve për zgjedhje. Qeveria teknike do të votohet në parlament dhe do të vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Bisedojmë me të gjithë partnerët e koalicionit, por bisedimet janë në nivel të analizave , programeve dhe jo në detaje se si do të duken listat e kandidatëve për deputet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating