
Pendarovski: Qeveria të prolongojë ligjin për dokumentet personale deri në shtator, nuk vazhdohet me këtë kaos
Presidenti Stevo Pendarovski duke folur për procesin e ndryshimit të dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, propozoi vazhdimin e afatit për nxjerrjen e tyre.
“Së pari është poshtërim i turpshëm i qytetarëve. Dhe i panevojshëm. Së dyti, këtë ua propozova të paktën dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë – me një ndërhyrje të shpejtë në dy ligje – ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe nëse është e nevojshme ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, kjo bëhet në një pasdite, e dimë që mund të bëhet në një pasdite, nuk ka pse të jetë me flamur evropian. Do t’i ndryshojmë ato dy ligje, do ta zgjasim afatin, në vend që shkurt, të jetë shtator-tetor, paraprakisht do t’i informojmë grekët se nuk kemi ndërmend të ikim nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës”, tha presidenti Pendarovski.
Në Maqedoninë e Veriut vetëm gjysma e qytetarëve kanë arritur të pajisen me dokumentet e reja personale, në të cilat figuron emri i ri i shtetit.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating