
Sekuestrohen 248 gramë ar, dy udhëtarë janë përpjekur ilegalisht ta nxjerrin nga shteti
Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë skuestruar 248 gramë ari, me vlerë të përcaktuar prej rreth 12 mijë eurove që dy bashkëudhëtarë në përpjekje që ta fshehin kanë planifikuar ta nxjerrin jashtë shtetit pa e paraqitur tek organet doganore.
“Udhëtarët, të cilët kanë udhëtuar me furgon në dalje të Tabanocit nhga ana e një ekipi Mobil të Sektorit për kontroll dhe kërkime janë selektuar për kontrollë të detajuar, me ç’rast tek të dy janë gjetur copëza ari. Njëri nga udhëtarët në qafë ka mbajtur një lidhëse të zezë dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj bizhuteri me peshë prej 201,82 gram të cilat ishin mbështjellë me shirit krep. Udhëtari tjetër në qafë mbante një zinxhir në të cilin ishin ngjitur një tufë unaza me peshë 46,48 gram”, njoftoi Drejtoria e Doganave.
Malli, siç thuhet në njoftim, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër tyre do të caktohet kallëzim përkatës, me ç’rast njëri nga udhëtarët do të akuzohet për kallëzim penal dhe tjetri për kundërvajtje.
Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, merr masa për të shtypur kontrabandën dhe ekonominë gri.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating