
Ndërron jetë foshnja 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai
Pas 22 ditëve luftë për jetë, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një dy-vjeçare nga Kërçova, e cila ishte rrahur nga babai i saj.
Policia dje në Kërçovë e ka arrestuar personin F.D (30) nga Kërçova, babai i vajzës.
“Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”, njofton SPB Ohër.
Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Sipas informacioneve nga policia, babai i vajzës është arrestuar dhe dyshohet se më 18 dhjetor para se ajo të shtrihej në spital, i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Të Tjera
Faton Ahmeti:Kjo nuk është as gabim, as neglizhencë – është vjedhje e pastër e pasurisë publike!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka reaguar duke kritikuar kryetarin e...
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Average Rating