Propozim Ligji për falje sot në seancë të Kuvendit

Read Time:1 Minute, 8 Second
Propozim-ligji për falje, me të cilin falja mund të ketë vetëm nëse është miratuar aktgjykimi gjyqësor fuqiplotë, sot do të jetë në seancë të Kuvendit, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Me Ligjin e ri për falje, që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, presidenti i Shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se gjatë hartimit të ligjit, janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, siç janë zgjidhjet që përmbajnë sistemet juridike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga ato shtete me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.

Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtitë ligjore në ligjin ekzistues që janë konstatuar në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me Propozim“, thonë prej aty.

Ajo që është e rëndësishme është që në të ka afate të sakta dhe janë specifikuar deri në fund ingerencat e të gjitha palëve të interesuara që marrin pjesë në proces.

Ndër të tjera, bëhet edhe harmonizimi terminologjik i emrave dhe termave të veçantë. Gjegjësisht, ky Propozim Ligj për falje rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të dorëzuar lutje për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post BIA thotë se nuk e ka rrahur brutalisht Sanduloviqin, por paralajmëron secilin që promovon pavarësinë e Kosovës
Next post Maqedoni, telashet me deklarimin e etnisë në konkurset për punë