Nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim në ndërtimin e Tunelit për rrugën Tetovë – Prizren

Read Time:57 Second
Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren. Dokumentin e nënshkroi ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi. Marrëveshja u nënshkrua në prani të ministrit të MTL-së, Bllagoj Bochvarski, si dhe zëvendësministrit kosovar Hysen Durmishi. “Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri në zgjerimin e rrjetit rrugor dhe lidhjes rajonale.Kisha nderin që së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, të nënshkruajmë Marrëveshjen për Bashkëfinancim për projektimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë-Prizren. Bashkëpunimi ekonomik është në qendër të partneritetit tonë dhe projektet e përbashkëta luajnë një rol kyç në inkurajimin e rritjes ekonomike” – deklaroi Rexhepi. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë, përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbanimin Veshallë në anën tjetër Lidhja me Kosovën do të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli 6.4 km të gjatë.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kërçovari që dhunoi për vdekje vajzën ka pasur 50 kallëzime të ngritura nga MPB-ja
Next post Ahmeti: Rruga nga Tetova në Prizren do të shkurtohet në vetëm 45 minuta