Policia greke ndriçoi vrasjen në Halkidiki, ja kush dyshohet për vrasjen e Oki Bajramit

Read Time:2 Minute, 9 Second

Pas gjysmë viti, duket se është zbardhur vrasja e ndodhur më 15 korrik të vitit të kaluar në Halkidiki të Greqisë, kur u qëllua për vdekje biznesmeni Orhan Bajrami – Oki, dhe u plagos shoku i tij Sead Slezoviq, shkruan MKD.mk. Ata u qëlluan nga dy persona të maskuar në lëvizje, teksa ishin ulur me një grup grash në një vilë me qira në resortin e Haniotit në Halkidiki. Policia greke bën të ditur se pas një bashkëpunimi disa mujor me autoritetet e policisë maqedonase, mozaiku është krijuar. Bashkëpunëtor në vrasje është personi i cili ndodhet në paraburgim për ndihmë në likuidimin e ndodhur me automatik në mars të vitit të kaluar në lokalin Shisha Bar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku me 19 të shtëna mbeti i vrarë Jeton Zhilla dhe Enis Iseni-Llaci.

Ndriçimi i rastit ndodhi kur policia greke gjeti një armë me silenciator dhe karikues, një kapele dhe doreza në një vilë tjetër pranë vilës në Hanioti ku ndodhi vrasja, por në një pjesë të resortit të lënë pas dore. Ekspertiza e armës dhe grimcat e barutit, si dhe të dhënat e prokurorisë së Shkupit kanë treguar se bëhet fjalë për të njëjtën armë të përdorur edhe më herët për likuidimin në lokalin Shisha Bar.

Policia greke njoftoi dje se pas një hetimi të detajuar nga efektivët e policisë, ka identifikuar “shtetasin e huaj që korrikun e kaluar së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë qëlluar dhe plagosur për vdekje një shtetas të huaj, bashkatdhetarin e tyre dhe ka plagosur një tjetër bashkatdhetar, i cili ndodhej me pushime në Halkidiki. ” Më tej, MPB-ja greke bën të ditur se shtetasi i huaj realisht është arrestuar dhe ndaluar në vendin e tij, si i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e dy personave, që ndodhi marsin e kaluar në Shkup.

Autoritetet greke  po marrin masa për ekstradimin e tij.

Dyshimet mbi autorët e vrasjes u paraqitën në gusht të vitit të kaluar, ndërsa dyshimet i konfirmoi edhe policia maqedonase, shkruajnë mediat greke. Pikërisht në gusht u arrestua GM. (31) si bashkëpunëtor në vrasjen në lokalin e Shkupit, dhe i njëjti dyshohet se është bashkëpunëtor në likuidimin e Halkidikit, transmeton Zhurnal. Motivi, sipas mediave greke, është qërim hesapesh.

Siç raporton media greke voria.gr, duket se shërbimi për shtyp i policisë maqedonase është habitur nga pyetja dhe ka thënë se informacioni për vrasësin i është dhënë policisë greke që gjatë verës së kaluar. Sipas të njëjtave media, mostrat e ADN-së iu janë dhënë autoriteteve hetimore greke menjëherë pas likuidimit me kallashnikov në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post 30 ditë arrest shtëpie për Bekim Nezirin dhe tre persona të tjerë
Next post Letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas skadimit të afatit, për pasaportat do të kërkohet zgjidhje