2025’te yeni tasarımıyla dikkat çekecek olan Bahsegel şimdiden konuşuluyor.

Promosyonlarda en çok tercih edilen Bettilt giriş seçenekleri kullanıcıya esneklik sağlıyor.

Kayıtlı oyuncular kolayca oturum açmak için Bettilt bağlantısını kullanıyor.

Një ndër 50 monumentet më të bukura të botës, Xhamia e Plumbit do të rihapet për besimtarët!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Xhamia e Plumbit, do të rikonstruktohet.

Rama krahas pamjeve, shkruan: “Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët. Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtij objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës”.

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashës është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut kumtojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.

Quhet e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëz nisën t’ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur. E ndërtuar nga Mehmet pashë Plaku i Bushatllinjve, shënjoi rëndësinë e fushës në lindje të kodrës së kalasë, e cila asokohe po gëzonte një zhvillim të madh në përvijim të Pazarit. E tillë ishte begatia e lagjes Tabake. /M.K-dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Tetovë, për 12 ditë 6 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacakë
Next post Rriten çmimet e derivateve të naftës