Tetovë, për 12 ditë 6 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacakë
Vetëm në 12 ditët e para në vitin e ri 2024 në Tetovë janë kafshuar 6 qytetarë nga qentë endacakë, thonë të dhënat nga SPB-Tetovë. Veterineri Rami Selmani thotë se me uljen e temperaturave edhe numri i kafshimeve rritet pasi që qentë endacakë kanë mungesë ushqimi dhe në këtë periudhë kohore qentë bëhen me agresiv.
“Ky është një problem i madh në Tetovë pasi që ka një vit e gjysmë që nuk punohet në Tetovë dhe tash ka ardhur koha e shumimit të tyre dhe në këtë kohë bëhen shumë agresivë. Sulmojnë njerëz se nuk kanë ushqim, bëhen agresiv dyfish më shumë dhe në këto raste, ata nuk shohin a është fëmijë apo i rritur, ata sulmojnë çdo gjë që u del para”– thotë Rami Selmani – veteriner.
Sipas Selmanit në Tetovë ka nga 800 deri në 1 mijë qen endacakë, ndërsa kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me një qasje serioze.
“Në bazë të një statistike të fundit bisedohet për mbi 800 deri në 1 mijë qen, zgjidhja është shumë e lehtë. Vetëm duhet të ketë vullnet dhe duhet më shumë vullnet tek ata që janë përgjegjës për këtë punë dhe duhet ta marrin një aksion më serioz dhe jo vetëm fjalë boshe.”
Komuna e Tetovës në vitin 2024 ka paraparë 4 milionë denarë për ndërtimin e strehimores, ndërsa sipas Besar Durmishit tenderimi do të duhet të hapet në janar.
“Tash do të nisim procedurat e tenderimit. Palët që janë të interesuara do të duhet të aplikojnë, do të ndërtohet strehimore për qentë në vitin 2024.”– deklaroi Besar Durmishi.
Kasami në deklaratën e fundvitit pas 16 muajsh pranoi se qentë që janë trajtuar nga shoqata Amos Pet nuk e ka ditur se ku kanë shkuar.
“Ne punojmë që në vitin 2024 të kemi një strehimore për qentë endacakë, se ka qenë problemi kryesor pasi që ne i kemi larguar nga rruga dhe nuk kemi pasur ku t’i dërgojmë. Pasi që shoqata që e mori tenderin nuk jepte informata se ku i dërgon dhe pse informatat ishin se një pjesë i dërgojnë jashtë vendit kishin marrëveshje për në familje jashtë vendit.”– pohoi Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës.
Edhe pse komuna e Tetovës në vitin 2023 ndau 3 milionë denarë për trajtimin e qenve endacakë gjatë vitit që lamë pas në Tetovë nuk u trajtua asnjë qen endacak. Të dhënat tregojnë se për 12 ditë janë bërë 6 kafshime. (TV21)
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Zgjerohet zjarri në Ograzhen, po shuhet me dy helikoptera
Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para tetë ditësh, prej...
Mbi 5600 veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë gjatë pesë viteve të fundit
Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për marrjen e shtetësisë. Disa lejojnë mbajtjen e dy ose tre pasaportave, e...
Qeveria miratoi emrat e zëvendësministrave të rinj, shtatë janë nga VLEN: Elfet Ismaili në Mbrojtje, Astrit Iseini në MPB
Qeveria në seancën e sotme ka miratuar emrat e zëvendësministrave të rinj dhe i ka dorëzuar propozimet në Kuvend, ku...
VLEN propozon Xhulian Shabanin për drejtor në TVM2
Xhulian Shabani, një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, është propozuar nga Koalicioni VLEN për...
Average Rating