
“Higjiena Komunale” – Shkup largoi 10.617 metra kub mbetje nga deponitë
Gjatë vitit 2023, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup grumbulluan dhe transportuan gjithsej 159.196 ton mbetje komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesët urbane dhe rurale të qytetit, gjatë të cilave janë bërë gjithsej 26.139 turne. Gjatë vitit të kaluar NP Higjiena Komunale – Shkup ka hequr gjithsej 10.617 metra kub mbetje nga një numër i madh i deponive të egra të vendosura në tërë territorin e qytetit të Shkupit, njoftuan në mëngjes nga kjo ndërmarrje.
“Në përputhje me Planin operativ për mirëmbajtje dhe pastërtinë publike në territorin e Qytetit të Shkupit, mbledhja dhe transportimi i mbetjeve komunale nga pothuajse 5000 kontejnerë mbitokësor, nëntokësor dhe gjysmë nëntokësor u realizua shtatë herë në javë, në tre ndërrime, ndërsa afërsisht 85.000 kosha të destinuara për hedhjen e mbetjeve komunale nga amvisërit individuale u zbrazën dy herë në javë, sipas planit paraprak të caktuar” theksojnë nga ndërmarrja.
Në njoftim shtohet se ekipet e ndërmarrjes vazhdimisht e kanë mirëmbajtur edhe higjienën e afro gjashtë milionë metrave katrorë të sipërfaqeve publike dhe të trafikut të cilat janë në kompetencat e Qytetit të Shkupit, përmes fshirjes dhe larjes së përditshme manuale dhe makinerike.
“Në të gjitha bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit është kryer larja makinerike me autocisterna si dhe larja manuale, fshirja makinerike dhe manuale e sipërfaqeve publike më të frekuentuara – rruga “Maqedonia”, sheshi qendror “Maqedonia” dhe sheshet më të vogla “Filipi i Dytë”, “Nënë Tereza” dhe “Bogorodica”,”Ura e Gurit”, urat “Goce Dellçev” dhe “Sloboda”, urat për këmbësorë në territorin qendror të qytetit, si dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit“, informojnë nga ndërmarrja.
Nga NP Higjiena Komunale – Shkup theksojnë se kanë realizuar eko-ligjërata, aksione dhe punëtori në tridhjetë shkolla fillore dhe të mesme në të gjitha komunat e Shkupit, si dhe në pesëmbëdhjetë institucione parashkollore, me qëllim – ngritjen e vetëdijes së të rinjve për veprim të drejtë me mbeturinat.
Të Tjera
Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…
Të rinjë e të moshuar, Amanet-bartës Trung i gërshetuar me rrënjë të thella… Flamur që nuk bie (rrëzohet) para vdekjes!...
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
Bazuar në zuvillimet e fundit në koalicionin VLEN dhe largimin e Arben Taravarit dhe ASH-së nga koalicioni, deputetja e VLEN-it,...
Prokuroria kërkon masa kujdesi për të dyshuarin që ishte në mjekim pas zjarrit në Koçan
Prokuroria Themelore Publike Koçan, duke vepruar sipas lëndës në lidhje me zjarrin në klubin e natës “Puls”, deri në Gjykatën...
Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) janë kryer kontrolle të intensifikuar të automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB...
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje...
Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit...
Average Rating