
Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në RMV
Kryeministri Dimitar Kovaçevski përshëndeti ndryshimet e paralajmëruara ligjore që do të mundësojnë hapjen e procedurave për subjektet që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
“Ne të gjithë duam të jemi amerikanët më të mëdhenj në mëngjes, por pasdite çfarë bëjnë ata, asgjë nuk vlen këtu. Anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm vendosjen e një flamuri para institucioneve zyrtare, por edhe futjen e standardeve, sundimin më të madh të ligjit dhe llogaridhënien. Edhe Britania e Madhe ka qenë partneri ynë strategjik që nga pavarësia. Këto ndryshime do të mundësojnë edhe përfshirjen e personave dhe bartësve të funksioneve publike dhe në këtë mënyrë do të hapet hapësira, evidencat që ata kanë, të ndahen me institucionet tona, në mënyrë që të merren vendimet e duhura nga autoritetet përkatëse”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se ndryshimet ligjore me gjasë do të shqyrtohen në seancën e ardhshme të qeverisë.
Qytetarët dhe kompanitë e vendit që përfundojnë në listat e zeza të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare do të sanksionohen edhe nga autoritetet vendase.
Ndryshe, biznesmeni dhe ish-zv. kryeministri Koço Angjushev ishte i fundit në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, siç bëhet e ditur në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Atij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendimi është bërë i ditur këtë muaj.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating