Marca ironizon me çmimin “The Best” të fituar nga Messi

Read Time:43 Second

Gazeta spanjolle, Marca ka ironizuar me çmimin “The Best 2023” të ndarë nga FIFA për yllin argjentinas, Lionel Messi.

Mbrëmë (e hënë) në Londër u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best” nga FIFA.

Çmimi përfundimisht u rrëmbye nga Lionel Messi përpara yllit të Manchester City, Erling Haaland, ndërsa në vendin e tretë u rendit Kylian Mbappe.

Megjithatë, fitimi i çmimit nga sulmuesi argjentinas ka lënë shije të hidhur dhe ka befasuar jo pak njerëz dhe institucione.

Një ndër to është edhe gazeta prestigjioze Marca, e cila ka vendosur të ironizojë me faktin e fitimit të çmimit nga Messi.

“Ne jemi nga e ardhmja dhe kemi lajme për të dhënë… Më i miri,  Messi”, ka shkruar Marca në postimin e saj.

Përveç postimi, gazeta spanjolle ia ka bashkangjitur një fotografi montazh të Messit të plakur, duke fituar çmimin “The Best” në vitin 2066.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post U akuzua se vodhi në dyqane veshjesh, jep dorëheqjen deputetja e Zelandës së Re: Kam zhgënjyer shumë njerëz
Next post Partia e Danella Arsovskës do të quhet “Alternativa e Re”, nesër promovohet zyrtarisht