
Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës – Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave
Dy persona kanë mbetur të plagosur të hënën mbrëma në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.
Njëri nga të plagosurit sipas policisë ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Më datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, në rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut, një person deri tani i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore. Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.
Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.
“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hypur në veturë”, u shpreh Elshani.
Të Tjera
Paralajmërimi i Trumpit/ Hamasi: Pengjet do të lirohen vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm
Hamasi i është përgjigjur paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për lirimin e pengjeve. Në reagimin e tij, Hamasi ka...
Zelensky nga Brukseli: Ju qëndruat pranë nesh, jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm
Në samitin urgjent të BE-së në Bruksel për Ukrainën dhe mbrojtjen e kontinentit, ka mbërritur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky....
Trumpi hap rrugën për dëbimin e mbi 200,000 ukrainasve nga SHBA-ja
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që...
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
Youtube u përjashtua nga ligji për rrjetet sociale, Meta e TikTok zemërohen me Australinë
Në fund të vitit të shkuar, Australia miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Tani Meta, TikTok...
Panairi i industrisë në Spanjë, tërheq vëmendje telefoni i parë me 3 ekrane të palosshme
Në qytetin e Barcelonës në Spanjë vazhdon të mbahet “MWC 2025”, një nga panairet më të mëdha të industrisë në...
Average Rating