Edward Joseph: Lista e zezë e SHBA-së është mesazh që politikanët e mençur duhet ta kuptojnë
Lista e zezë amerikane përfshin politikanë dhe është një mesazh që politikanët e mençur duhet ta kuptojnë, veçanërisht tani para zgjedhjeve, konsideron eksperti amerikan për politikë të jashtme dhe ligjërues në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin Xhon Hopkins në Uashington, Edward Joseph.
Lista e zezë amerikane është shumë domethënëse dhe paraqet një mesazh dhe nuk duhet të përjashtojë askënd që është i përfshirë në korrupsion të lartë, thotë Joseph në një intervistë për CivilMedia. I pyetur nëse lista e zezë e cila së fundmi u plotësua edhe me një përfaqësues tjetër të komunitetit të biznesit, është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe në vazhdim do të jenë politikanët e dikurshëm apo aktualë, përgjigjet:
“Që dikush të jetë në atë listë të zezë, që nuk ka qenë vetëm politikan, por edhe ish zyrtar i lartë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministër, do të thotë se ky nuk është vetëm një rreth biznesi. Këta janë ish zyrtarë shumë të rëndësishëm, nuk ka individ më të lartë se një ish zëvendëskryeministër dhe nuk duhet përjashtuar asnjë emër. Shikoni, ish kryeministri Nikolla Gruevski u fut në këtë listë vitin e kaluar nga SHBA për “korrupsion të madh”. Ky ishte termi që përdorte SHBA. Unë thjesht po citoj nga njoftimi zyrtar i SHBA-së. Pra, kjo përfshin politikanë dhe ky është një mesazh, me të vërtetë, mendoj se politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë tani para zgjedhjeve, thekson Joseph.
Në intervistë ai i referohet ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal. Sipas tij, “gjëja më e mençur që duhet të bëjë qeveria, e kjo veçanërisht vlen për qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, është tërheqja e ndryshimeve të Kodit Penal në Kuvend”.
“Kështu duhet të bëjnë. Kam shkruar për këtë në artikullin tim muajin e kaluar, në tetor, në Science Review. Dhe kjo ishte shumë e dëmshme, e përmendi edhe Komisioni Evropian në raportin që doli për progresin e Maqedonisë. Dhe gjëja më e mirë, lëvizja më e mirë politike për të tërhequr qytetarët do të ishte që qeveria në parlament të thotë se kemi bërë një gabim dhe ne do ta korrigjojmë atë gabim tani dhe do ta tërheqim këtë ligj dhe do të tërheqim ndryshimet në Kodin Penal dhe ne do ta kthejmë kodin ashtu siç ishte”, thotë Edward Joseph.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating