
Gjykata Administrative i kthen kompetencat Komunës së Tetovës për Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”
Komuna e Tetovës njofton se Gjykata Administrative ja ka kthyer kompetencat në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”.
“Gjykata Administrative në aktgjykimin e saj të qartë, të prerë dhe kategorik ka konstatuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Mesëm, se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë një vendim krejtësisht të pasaktë dhe të kundërligjshëm për heqjen e kompetencës të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka vazhduar fare me vërtetimin e fakteve dhe provave që do të përbënin bazë për marrjen e vendimit me të cilin kryetarit të komunës i është hequr kompetenca dhe kredencialet në lidhje me Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, tha Valedin Ademi përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunën e Tetovës.
Ai njofton se Gjykata Administrative ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar për revokimin e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës dhe në aktgjykimin e saj ka theksuar qartë dhe pa mëdyshje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për arsimin e mesëm dhe se është konstatuar se gjendja faktike ka rezultuar të ishte e paplotë dhe jo korrekte dhe se është vepruar në dëm të Komunës së Tetovës.
“Nga kjo rrjedh se me këtë aktvendim të Gjykatës Administrative kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i kthehen kompetencat në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi Kiril Pejçinoviq”, thuhet në njoftim.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating