
Osmani-Hasani: RMV dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapin kapitujt dhe nuk duhet të zvarritet
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, i cili është në vizitën e parë zyrtare në vend pas marrjes së detyrës, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në fokus të takimit, njoftojnë nga MPJ e RMV-së, ishin marrëdhëniet bilaterale, situata aktuale politike në rajon, aleanca në NATO, si dhe perspektivat evropiane të të dy vendeve, të cilave iu referuan me theks të veçantë.
“Të dy vendet tashmë një vit në mënyrë aktive zhvilluan negociata me të cilat kanë përfunduar me sukses procesin e skriningut, duke marrë nota të mira, madje të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme t’i hapen nënkapitujt dhe kapitujt, andaj ky proces nuk duhet të zgjatet, përkundrazi të dy vendet duhet t’i vazhdojnë negociatat dhe ta përshpejtojnë integrimin e tyre edhe para anëtarësimit të plotë”, theksoi Osmani, duke veçuar harmonizimin e plotë ose 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Unionit, implementimin e lartë të legjislacionit evropian, si dhe faktin se të dy vendet tashmë janë aleatë në NATO, së bashku me numrin më të madh të vendeve evropiane.
Nga MPJ shtojnë se në në takim u hapën temat edhe për bashkëpunimin rajonal, iniciativat e shumta rajonale dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare në përgjithësi. U potencua se gjatë vitit që lamë pas të dy vendet kishin rol të rëndësishëm multilateral: Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së, ndërsa Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating