
Shaqiri pret miratimin e shpejtë të ligjeve të reja për arsimin e mesëm dhe trajnimin profesional
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka deklaruar se shpreson që së shpejti Kuvendi të miratojë dy ligje të reja të cilat synojnë të transformojnë sistemin arsimor në vend. Ligji për Arsimin e Mesëm pritet të fokusohet në zhvillimin e kompetencave dhe aftësive digjitale të nevojshme për të rinjtë për t’u përshtatur me kërkesat e arsimimit të mëtejshëm dhe punësimit efikas.
“Ligji i ri për Arsimin e Mesëm do të mundësojë zhvillimin e kompetencave dhe aftësive kyçe tek të rinjtë, me fokus të veçantë në ato digjitale, të nevojshme për arsimim të mëtejshëm dhe punësim të suksesshëm. Për herë të parë prezantohet këshillimi për karrierë, këshilltari i karrierës dhe koordinatori për arsim praktik, si dhe rregullohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve në vendimmarrje”, ka shkruar Shaqiri.
Ligji i ri për Arsim dhe Trajnim Profesional synon të rregullojë konceptin e arsimit dual, me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e kësaj forme të arsimimit. Ai thekson se kjo iniciativë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka shpallur një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit arsimor dhe përgatitjes së të rinjve për sfidat e tregut të punës.
Ministri shtoi se ligjet e reja tashmë janë miratuar nga Qeveria dhe janë dorëzuar në Kuvend për miratim të shpejtë. Procesi i hartimit të tyre ka përfshirë të gjitha palët e interesuara dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën sesi arsimi dhe trajnimi profesional do të ofrohen në vend. Pritet që Kuvendi të miratojë ligjet në një seancë të ardhshme, duke hapur rrugën për ndryshime thelbësore në sektorin e arsimit.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating