
Banorët e Banjicës bllokojnë rrugën për ndërtimin e korridorit 8, nuk pajtohen me mënyrën e shpronësimit
Banorët e fshatit Banjicë e Poshtme dhe e Epërme kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën rajonale që kalon nëpër fshatrat e tyre dhe nuk kanë munguar as punonjësit e kompanisë “Bechtel dhe Enka” të cilët punojnë në trasenë e Korridorit 8. Bllokada e rrugës është një shenjë revolte nga mënyra se si realizohet shpronësimi.
Bllokimi, siç thanë ata, vjen nga qëndrimi injorues i autoriteteve dhe institucioneve të tjera në adresimin e kërkesave të tyre. Pjesëmarrësit e protestës theksuan se askush nuk i mbrojti dhe nuk u interesua për interesat e tyre gjatë procesit të shpronësimit. Banorët e Banjicës janë ankuar se për tokën që po konfiskohet marrin kompensim joadekuat prej dhjetë euro për metër katror.
Përfaqësuesi i pjesëmarrësve në bllokadë, Abdulaqim Asipi, tha se nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat që i kanë dërguar autoriteteve dhe as nuk janë thirrur për bisedë.
Ai sqaroi se një pjesë e tokës nuk blihet për nevojat e rrugës, por për ndërtimin e kampeve për punonjësit, të cilat shteti do t’i shesë më vonë për ndërtimin e pikave të karburantit dhe objekteve të tjera tregtare.
Të Tjera
Faton Ahmeti:Kjo nuk është as gabim, as neglizhencë – është vjedhje e pastër e pasurisë publike!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka reaguar duke kritikuar kryetarin e...
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Average Rating