
Sindikata e NTP-Shkup paralajmëron ndërprerje të punës nëse nuk marrin pagën e dhjetorit
Sindikatat përfaqësuese në Ndërmarrjen e Transportit Publik (NTP) Shkup i bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit që urgjentisht të thërrasin seancë për votimin e subvencioneve të NTP-së, në të kundërtën, siç bëjnë të ditur, të hënën nuk do të punojnë.
“Ata i bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit që urgjentisht të thërrasin seancën e Këshillit me një pikë të vetme të rendit të ditës, e cila është votimi për subvencionimin e NTP-së. Sepse, po këta këshilltarë votuan buxhetin e qytetit të Shkupit për vitin 2024. Do të thotë, nëse nuk marrin vendim deri të dielën, më 21 janar 2024, të hënën, punonjësit në baza dhe sektorë të tjerë nuk do të punojnë, sepse paga e dhjetorit nuk është paguar brenda afatit ligjor”, thonë Sindikatat.
Afati ligjor për pagesën e pagës së dhjetorit, siç njoftojnë nga atje, është 15 janari, ndërsa seanca e radhës e rregullt e Këshillit të Qytetit të Shkupit është caktuar për 31 janar.
Të Tjera
VLEN nën akuzat e ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni
Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për heshtje...
Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mkse ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e...
Pas akuzave të kryetares së Shkupit, Toshkovski paralajmëroi rënimin e objekteve pa leje në Çair dhe Saraj
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë kanë filluar aksion dhe janë duke mbledhur dëshmi për ndërtimet pa leje...
Taravari: Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta – VLEN harroi pse erdhi në pushtet
Shqiptarët aktualisht janë në ditët e tyre më të errëta në Maqedoninë e Veriut, ndërsa VLEN ka harruar se në...
Selimi: Tetova nuk do të votojë më për asfalt e fasada, Kasami peng i Mickoskit
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes politike të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe...
BDI për Ligjin për kazinotë: VLEN premtoi mbyllje totale, solli prani totale
BDI ka reaguar në lidhje me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili dje kaloi në Qeveri. Nga...
Average Rating