
BDI nuk do votojë propozimet e VMRO-së për ministra në qeverinë teknike
Burime nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë konfirmuar për televizionin Klan Maqedoni që edhe deputetët e partisë së Ali Ahmetit nuk do t’i përkrahin propozimet për ministra në Qeverinë teknike që vijnë nga VMRO DPMNE pas paralajmërikeve të Hristijan Mickoskit që partia e tij nuk do ta votojë kryeministrin e parë shqiptar Talat Xhaferi dhe gjithë përbërjen e qeverisë teknike në fund të janarit.
Ndryshe, mbrëmë, burime nga LSDM kanë konfirmuar se ka marrëveshje politike që përbërja e Qeverisë teknike të dorëzohet pa emrat e kandidatëve nga VMRO-DPMNE.
“Të gjitha propozimet për përbërjen e Qeverisë teknike do të dorëzohen në Kuvend, ndërsa pozitat që sipas ligjit duhet t’i propozojë VMRO-DPMNE-ja do të jenë bosh, pa emra dhe mbiemra. Ne nuk e shohim nevojën që të propozojmë, as deputetët e LSDM-së nga shumica parlamentare që të votojnë propozimet e VMRO-DPMNE-së nëse vetë nuk i përkrahin. Askund në botën demokratike nuk ka shembull që dikush të propozojë ministra apo deputetë dhe të mos i mbështesë gjatë zgjedhjeve? Nuk bëhet fjalë për lojëra politike. Qeveria Teknike është një detyrim ligjor. Ai duhet të propozojë zyrtarisht kryeministrin e ri teknik. Kur të jenë në VMRO-DPMNE të gatshëm të mbështesin, para së gjithash, propozimet e tyre, atëherë mund të propozohen dhe përkrahen nga deputetët e LSDM-së, thonë burime të larta në LSDM.
Sipas burimeve, ky vendim i LSDM-së ka përkrahjen e partive tjera në pushtet, dhe vjen pasi kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, publikisht deklaroi se partia e tij do të marrë pjesë në Qeverinë teknike, do të propozojë kandidatë por nuk do t’i mbështesin në Kuvendi, dhe do të votojë me abstenim për zgjedhjen e Qeverisë teknike.
Të Tjera
Tre pacientët e shtuar për kurim në spitalin e Selanikut akoma janë në gjendje kritike, thotë drejtoresha e Spitalit
Tre pacientë të moshës 19, 25 dhe 26 vjeç, dy vajza dhe një djalë të cilët nga e diela janë...
Rend i ri, kërcënimet e Trump e kanë shkundur Europën
Nga Preç Zogaj Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive,...
Rehabilitimi i Ukrainasve në RMV/ Shkupi shqyrton propozimin, Pendarovski – ideja e Zelenskit e pranueshme!
Agjencia e Lajmeve MIA ka pyetur Kabinetin e Presidentit nëse ka mbërritur kërkesa zyrtare për qendra rehabilitimi për ushtarët e...
Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit
Sot rreth orës 10:45, në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një...
I thonë se me EVN nuk ia del, por Sahiti kërkon të drejtën e tij për të pasur rrymë (Video)
“Unë nuk kuptoj, ky shtet a është i EVN-së apo i qytetarëve”; “Edhe pse krejt pagesat i kam bërë, ashtu...
Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua...
Average Rating