
Pas njoftimeve për borë, NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon që shoferët të kenë kujdes
Në një njoftim të fundit, Ndërmarrja Publike (NP) “Rrugët e Maqedonisë” ka bërë apel ndaj të gjithë shoferëve që të respektojnë masat dhe dispozitat ligjore në lidhje me ndryshimin e kushteve të motit ditëve në vijim. Sipas parashikimeve të DPHM, priten reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta nga data 19.01.2024 deri më 21.01.2024 (e premte, e shtunë dhe e diel).
NP “Rrugët e Maqedonisë” ka bërë thirrje që të gjithë shoferët të respektojnë dispozitat e detyrueshme ligjore për të poseduar pajisje dimërore. Këto përfshijnë përdorimin e gomave dimërore dhe rregullimin e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Shërbimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë në gatishmëri të plotë dhe në terren gjatë gjithë kësaj periudhe, duke mbajtur të kalueshme të gjitha rrugët. Shoferët inkurajohen të kenë rroba të ngrohta në automjete dhe depozita të mbushura me karburant për të përballuar kushtet e vështira të motit.
Ky paralajmërim vjen me qëllim të sigurisë dhe përgatitjes së duhur të shoferëve dhe udhëtarëve për kushtet e mundshme të vështira të motit gjatë ditëve në vijim.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating