
28-vjeçari nga Shkupi e vret gjyshen e tij: E ka goditur në kokë, më pas e ka ngulfatur
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 28-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të K. Kodi Penal.
Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në Novo Lisicë, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka ngulftur.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë te dëshmitarët dhe ekspertët ose të kryejë një vrasje tjetër. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Pa Censurë
Të Tjera
Zjarri në Koçan! Nëna e këngëtarit Andrej, vizitoi të gjitha spitalet por nuk e gjeti djalin e saj!
Pas zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, nëna e këngëtarit të ADN-së, Andrej Gjorgjievski, që nga mëngjesi i sotëm ka...
Dalin gjetjet fillestare, kuptohet shkaktari i zjarrit në Koçan
Pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi do të hetojnë rastin e tragjedisë në diskotekën e Koçanit, ku nga zjarri...
Reagime dhe mbështetje nga vendet fqinje dhe ata të BE-së
Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë në diskotekë. Duke i shprehur...
Sela: Mëngjes i trishtë për të gjithë
Shkup, 16 mars – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga zjarri...
Tragjedia në Koçan, gjithçka që dihet deri tani
Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën...
Sipas të dhënave të para nga hetimi i Prokurorisë, shkak për nxitjen e zjarrit janë fishekzjarrët
Fishekzjarrët mbeten edhe më tej sipas informatave të para të prokurorisë, shkak për zjarrin që u shkaktua në disko klubin...
Average Rating