
29 qytetarë në Tetovë për dy ditë thyen këmbë ose krahë nga rrëshqitja në akull
Pas borës që ra të shtunën dhe valës së ftohtë që goditi dje Tetovën, rrugët dhe trotuaret e Tetovës ngrinë dhe për 24 orë në Repartin e Ortopedisë të Spitalit klinik 22 banorëve iu është dhënë ndihma mjekësore për thyerje të këmbëve apo krahëve, transmeton Portalb.mk nga SDK.
“Ka rritje të numrit të të lënduarve për shkak të kushteve dimërore. Të dielën për 24 orë kemi shënuar 22 fraktura, ndërsa sot nga ora 08:00 deri në orën 12 pasdite kemi regjistruar shtatë persona me fraktura të gjymtyrëve. Lëndimet janë kryesisht në parakrahët e duarve ose në këmbë. Të lënduarit janë nga të gjitha kategoritë e moshave, nga fëmijët e deri te të rriturit”, tha doktor Ertan Rustemi, shef i Departamentit të Ortopedisë në Spitalin Klinik në Tetovë.
Komuna e Tetovës këto ditë njoftoi se rregullisht pastrojnë rrugët dhe trotuaret nga bora që ka rënë të shtunën.
“Janë pastruar vendkalimet për këmbësorë dhe trotuaret përgjatë Bulevardit “Iliria” ndërsa ky aktivitet do të vazhdojë edhe nëpër rrugët e bulevardet tjera për të mundësuar lëvizje të lirë dhe pa pengesa”, njoftoi Komuna e Tetovës.
Përveç komunës, pastrimi i borës dhe akullit është edhe përgjegjësi e pronarëve të objekteve tregtare dhe banorëve të njësive të banimit, të cilët duhet të pastrojnë zonën përpara dyqaneve të tyre apo hyrjet e shtëpive apo ndërtesave, por rrallë kush ndërmerr aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating