
BE me plan për të investuar 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor
Bashkimi evropian planifikon investime prej gjashtë miliardë euro në Ballkanin Perendimor. Prej këtyre 4 miliardë do të jenë kredi dhe dy miliardë grante. Ky plan i Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Ballikanit Perendimor u diskutua sot në Shkup mes përfaqësuesve të Brukselit dhe Ballkanit Perendimor. Plani parashikon që fondet e planit, të jenë të disponueshme për vendet pasi ata ti kenë zbatuar disa reforma. Plani e ka për qëllim që të thjeshtësojë procedurat mes vendeve të Ballkanit, posaçërisht në ekonomi. Nga Shkupi, përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së kërkuan që kjo ide të realizohet dhe shtetet të mos vendosin veto mes vete, pasi ajo nuk sjell përfitime për askënd.
SINKRON: XHEJMS O’BRAJN, NDIHMËS SEKRETARI SHTETËROR I SHBA-SË PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Në këtë proces askush nuk do të vendosë veto. Secili vend do të punojë veçmas, por askush nuk do ta bllokojë procesin sepse ka çështje dypalëshe të pazgjidhur. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë, do t’i vuajë pasojat”, tha Xhejms O’brajn.
“Ne kemi vendosur kusht në këtë plan të zhvillimit, nuk duhet të bllokoni fqinjët tuaj. Ne duam që të bashkoheni me ne ndërsa kështu mund të bllokoni vetëm veten. Mos i bllokoni fqinjët tuaj dhe do të bashkoheni me ne, por nëse bllokoni, hyrja juaj në tregun e brendshëm nuk do të ndodhë”, tha Gert Kopmann.
Për liderët e pranishëm në takim ideja ishte e pranueshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se liria e mallrave nuk duhet të shndërrohet në sponsorizim të sulmeve terroristeve.
“Integrimi i forcuar dhe rritja e fluksit të mallrave dhe njerëzve kërkon besim të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona, institucioneve dhe njerëzve. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria e qarkullimit përdoret për qarkullimin e armëve dhe municioneve ose për të sponsorizuar sulme terroriste“, tha Albin Kurti.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq theksoi se nuk beson që dikush do të ndërmarrë veprime kundër dikujt. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i vendosin në plan të parë nevojat e qytetarëve të tyre dhe të lënë anash politikën dhe historinë.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating