
Emigrimi nga vendi, me 50 nxënës më pak nis procesi arsimor në shkollat e Shtipit
Vazhdon eksodi i të rinjve në lindje të Maqedonisë së Veriut. Gjysmëvjetori i dytë filloi me 50 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme të Shtipit. Arsyeja është se së bashku me prindërit edhe nxënësit shkojnë jashtë shtetit.
Sipas udhëheqëses së Departamentit të Arsimit në Komunën e Shtipit, Snezhana Saneva, ky numër është alarmant dhe dëshpërues.
“Kemi të dhëna për fëmijët që mungojnë, pra që fatkeqësisht nuk do të vijojnë më në mësime. Shifrat tregojnë se nuk është një numër i vogël i nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore. Në shkollat e mesme kemi 26 nxënës të cilët kanë deklaruar se po largohen, kurse në shkollat fillore 24 nxënës. Pra, në nivel komunal janë 50 fëmijë që nuk do të vijojnë mësimin”, tha Snezhana Saneva.
Saneva shtoi se nuk ka shkollë që është në gjendje të mirë, gjegjësisht numri i nxënësve që janë larguar jashtë vendit në këtë gjysmëvjetor të dytë sillet nga shtatë deri në dhjetë nxënës në secilën shkollë në Shtip.
“Kemi mungesë të nxënësve në shkollën “Goce Dellçev”, por prindërit atje ende nuk kanë sqaruar pse fëmijët nuk vijojnë mësimin. Ky numër është 25 nxënës, por shpresojmë që në këtë gjysmëvjetor të vazhdojnë mësimin, të kthehen në tavolinat shkollore dhe ta përfundojnë vitin shkollor rregullisht”, tha Saneva.
Vitin e kaluar shkollor, 81 nxënës nuk e kanë nisur mësimin në gjysmëvjetorin e dytë, pasi prindërit e tyre kanë kërkuar vërtetime për emigrim jashtë vendit.
Të Tjera
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia
Qytetarët e revoltuar, kryesisht të rinj, kanë demoluar sot lokalin e dytë të pronarit ku ndodhi tragjedia. Pas një grumbullimi...
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kreu i Koçanit: Prokuroria të më hetojë edhe mua
Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 59 persona, e numri i të plagosurve arriti të...
Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...
Tensione gjatë protestës në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë
Në qytetin e Koçanit sot po protestohet pas zjarrit tragjik që shpërtheu në një klub nate në të cilën humbën...
Filipçe: Mos të politizohet tragjedia e Koçanit
Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe apeloi që të mos politizohet tragjedia e Koçanit, ndërsa organet hetuese të mos kursejnë...
Tragjedia në Koçan, shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit
Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar...
Average Rating