
Osmani për vizitë pune në Bruksel, do marrë pjesë në konferencën mbi dezinformatat
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë për vizitë pune në Bruksel, gjatë së cilës do të ketë takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian, Zhozep Borell, si dhe do të merr pjesë në konferencën “Përtej dezinformimit: Forcimi i shoqërive tona kundër manipulimeve dhe ndikimeve nga informacionet të huaja”, transmeton Portalb.mk.
Konferenca organizohet nga Zhozep Borell, ndërsa gjithashtu do të marrin pjesë edhe kryetari i Komitetit të Posaçëm për Ndërhyrjen e Jashtme në Proceset Demokratike dhe Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Rafael Gluksman, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Diplomacinë Publike të NATO-s Marie-Doha Besansot, si dhe Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Komunikimet Globale, Melisa Fleming.
Në kuadër të konferencës, qëllimi i së cilës është ndërtimi i rezistencës ndaj dezinformimit, do të prezantohet raporti i dytë i Shërbimit Europian për Punë të Jashtme me fokus dezinformimin.
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating