
Vuçiq për darkën e mbrëmshme me liderët në Shkup: Ishin katër shqiptarë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për darkën e mbrëmëshme në Shkup me liderët e rajonit ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të SHBA dhe BE’së.
Në darkë kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai Shqipërisë Edi Rama, kreu i BDI Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.
Por, Vuçiq i ka veçuar shqiptarët në takim.
“Kemi pasur një takim me James O’Brien, përfaqësuesin amerikan që mbulon hapësirë shumë më të madhe se Ballkani Perëndimor, por është e rëndësishme që është i autorizuar edhe për ne. Më pas kemi pasur një darkë ku kanë qenë të gjithë, ka pasur përfaqësues të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, gjithsej katër shqiptarë, nikoqirë ishte Kovaçevski dhe Pendarovski, ishin O’Brien dhe Kopman dhe ne. Ishte shumë e rëndësishme që biseduam me Kopmani dhe O’Brienin”, tha Vuçiq.
Të Tjera
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia
Qytetarët e revoltuar, kryesisht të rinj, kanë demoluar sot lokalin e dytë të pronarit ku ndodhi tragjedia. Pas një grumbullimi...
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kreu i Koçanit: Prokuroria të më hetojë edhe mua
Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 59 persona, e numri i të plagosurve arriti të...
Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...
Tensione gjatë protestës në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë
Në qytetin e Koçanit sot po protestohet pas zjarrit tragjik që shpërtheu në një klub nate në të cilën humbën...
Filipçe: Mos të politizohet tragjedia e Koçanit
Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe apeloi që të mos politizohet tragjedia e Koçanit, ndërsa organet hetuese të mos kursejnë...
Tragjedia në Koçan, shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit
Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar...
Average Rating