
Aeroporti i Shkupit, i pesti më i frekuentuar në rajon
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit vitin e kaluar ka shënuar afërsisht 2,9 milionë udhëtarë, që e bën të pestin më të frekuentuar në rajon. Nga aeroportet në vendet e ish Jugosllavisë, më së shumti udhëtarë në vitin 2023 ka pasur ai i Beogradit 7,95 milionë, i dyti është Zagrebi me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë, ndërsa i katërti është Spliti me 3,59 milionë udhëtarë, njoftoi sajti i specializuar për aviacion “Exyuaviation”.
Në aeroportet në vendet e rajonit vitin e kaluar kanë kaluar më shumë se 35,5 milionë udhëtarë, që është për pesë milionë më shumë se në vitin 2022. Më shumë se gjysma e aeroporteve vitin e kaluar kanë shënuar vitin më të frekuentuar deri më tani, ndërsa një pjesë tjetër ende janë nën nivelin e udhëtarëve të transportuar në krahasim me periudhën para pandemisë kovid.
Në vitin 2023, Shkupi e kaloi Dubrovnikun tradicionalisht më të frekuentuar, përderisa Podgorica e tejkaloi Sarajevën, ndërsa Lubjana Zarën.
Në krahasim me periudhën para kovidit (viti 2019), aeroporti i Beogradit shënon 1,8 milionë më shumë udhëtarë, ai i Prishtinës një milion, ndërsa i Shkupit 400 mijë udhëtarë.
Më së shumti udhëtarë vitin e kaluar kanë fluturuar me kompaninë ajrore “Viz er” (5,9 milionë), që është për 1,8 milionë më shumë në krahasim me vitin 2019. E dyta është “Er Serbia” me 5,2, ndërsa e treta “Rajaner me 3,66 milionë udhëtarë të transportuar”.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating