
Arsimimi na zgjat jetën! Studimi: Mos ndjekja e shkollës “vdekjeprurëse”
Të ndjekësh me përpikmëri arsimin mesa duket nuk ndikon vetëm në përmirësimin e njohurive tona, por edhe në jetëgjatësinë.
Ekspertët kanë kryer studimin e parë sistematik që lidh drejtpërdrejt arsimin me përfitimet në jetëgjatësi.
Mos ndjekja e shkollës është po aq vdekjeprurëse sa pirja e duhanit ose pirja e tepërt e alkoolit, vlerësojnë ata.
Duke përdorur prova nga vendet e industrializuara si Britania e Madhe dhe SHBA, si dhe vendet në zhvillim si Kina dhe Brazili, studimi zbuloi se rreziku i vdekshmërisë tek një i rritur u ul me 2% për çdo vit arsim me kohë të plotë.
Përfundimi i arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë është i barabartë me një dietë të shëndetshme gjatë gjithë jetës, duke ulur rrezikun e vdekjes me 34% krahasuar me ata pa arsim formal, theksohet në analizën e publikuar në revistën The Lancet Public Health.
Në ekstremin e kundërt, mosfrekuenca e shkollës ishte po aq e keqe për shëndetin e të rriturve sa konsumimi i pesë ose më shumë pijeve alkoolike çdo ditë ose pirja e 10 cigareve çdo ditë për një dekadë.
Studimi i jep shtysë përpjekjeve në Britaninë e Madhe për të siguruar që fëmijët të qëndrojnë në shkollë, me ekspertët që thonë se rezultatet nënvizojnë lidhjet midis ndjekjes së shkollës dhe shëndetit.
Ai gjithashtu nënkupton se rritja e moshës së largimit nga shkolla mund të ndikojnë në shifrat e jetëgjatësisë së vendeve.
“Lidhjet midis arsimit dhe vdekshmërisë janë shqetësimet tona më të vogla pasi mungesa e frekuentimit të shkollave fillimisht sjell pasoja të rënda në tregun e punës”, theksuan studiuesit.
Analiza zbuloi gjithashtu se rezultatet janë të ngjashme në vendet e pasura dhe të varfra, dhe pavarësisht nga gjinia, klasa sociale dhe demografia.
Të Tjera
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
Rend i ri, kërcënimet e Trump e kanë shkundur Europën
Nga Preç Zogaj Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive,...
Kuvendi i Lezhës dhe konteksti aktual gjeopolitik i shqiptarëve
Kuvendi i Lezhës i vitit 1444 është një ngjarje historike që edhe sot prodhon mesazhe rëndësishme për kombin shqiptar. Ky...
E megjithatë Amerika është opsioni më i mirë për shqiptarët
Nga Dritan Hila Vështirë se ndonjë shqiptar që ndjek sadopak politikën e jashtme, pas takimit Trump-Zhelenski, nuk ka menduar: Po...
Edison Ypi – Lidhja e shkrimtarëve të vdekur
I leu dikujt në zemër, ngriti muzeun “Shtëpia Kadare”. Shih rrushi-rrushin e piqu, pas tij, një tjetër, ndoshta po ai,...
Krijuam një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar!
Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt...
Average Rating