Arsimimi na zgjat jetën! Studimi: Mos ndjekja e shkollës “vdekjeprurëse”

Read Time:1 Minute, 25 Second

Të ndjekësh me përpikmëri arsimin mesa duket nuk ndikon vetëm në përmirësimin e njohurive tona, por edhe në jetëgjatësinë.

Ekspertët kanë kryer studimin e parë sistematik që lidh drejtpërdrejt arsimin me përfitimet në jetëgjatësi.

Mos ndjekja e shkollës është po aq vdekjeprurëse sa pirja e duhanit ose pirja e tepërt e alkoolit, vlerësojnë ata.

Duke përdorur prova nga vendet e industrializuara si Britania e Madhe dhe SHBA, si dhe vendet në zhvillim si Kina dhe Brazili, studimi zbuloi se rreziku i vdekshmërisë tek një i rritur u ul me 2% për çdo vit arsim me kohë të plotë.

Përfundimi i arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë është i barabartë me një dietë të shëndetshme gjatë gjithë jetës, duke ulur rrezikun e vdekjes me 34% krahasuar me ata pa arsim formal, theksohet në analizën e publikuar në revistën The Lancet Public Health.

Në ekstremin e kundërt, mosfrekuenca e shkollës ishte po aq e keqe për shëndetin e të rriturve sa konsumimi i pesë ose më shumë pijeve alkoolike çdo ditë ose pirja e 10 cigareve çdo ditë për një dekadë.

Studimi i jep shtysë përpjekjeve në Britaninë e Madhe për të siguruar që fëmijët të qëndrojnë në shkollë, me ekspertët që thonë se rezultatet nënvizojnë lidhjet midis ndjekjes së shkollës dhe shëndetit.

Ai gjithashtu nënkupton se rritja e moshës së largimit nga shkolla mund të ndikojnë në shifrat e jetëgjatësisë së vendeve.

“Lidhjet midis arsimit dhe vdekshmërisë janë shqetësimet tona më të vogla pasi mungesa e frekuentimit të shkollave fillimisht sjell pasoja të rënda në tregun e punës”, theksuan studiuesit.

Analiza zbuloi gjithashtu se rezultatet janë të ngjashme në vendet e pasura dhe të varfra, dhe pavarësisht nga gjinia, klasa sociale dhe demografia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë/ Alarmi i shkencëtarëve: Njerëzimi, më afër se kurrë vetëshkatërrimit
Next post KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë pothuajse 17 milionë euro, prej të cilave 10,6 janë për reklamim të paguar politik