
Bislimoski: Në faturat e janarit nuk do të përfshihet tarifa prej 200 denarëve
Faturat e dhjetorit kanë qenë më të shtrenjta për 200 denarë, për shkak të kompensimit për qasje në rrjet, pasi “Elektrodistribucioni” ka llogaritur 200 denarë për shkak të disa grupeve të lexuesve që i ka në periudhën prej 15 dhjetorit deri më 15 janar dhe sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë nuk ka vepruar në kundërshtim me vendimin që ka hyrë në fuqi nga 1 janari.
KRRE e ka njoftuar “Elektrodistribucionin” se meqë në faturat e dhjetorit tashmë është përfshirë tarifa prej 200 denarë për qasje në rrjet, në faturat e janarit nuk duhet të përfshihet tarifa, për të hequr të gjitha dyshimet se ky vendim do të paraqesë fitim për dikë.
“Në këto fatura që tashmë janë shtypur, kostoja do të mbetet, por kompensimi prej 200 denarë nuk do të jetë në faturat e janarit. Më tej, siç parashikohet me vendim të KRRE, do të jetë tarifa për qasje në rrjet. Këtë e bëjmë për t’i bindur të gjithë se kompensimi i ri nuk do të jetë fitim shtesë për një kompani”, tha kreu i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimoski.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating